Mitrovica po zbrazet nga të rijntë: Torcidashi Riad Berani lë punën e tij dhe merr rrugën e gurbetit

Qyteti i Mitrovicës dhe gjithë Kosova po zbrazet dita ditës nga të rinjtë.

Sot mund ta vëresh shumë lehtë se po mungojnë shumë ftyra që dikur i shihje në qytet, qoftë në lokale, rrugë, madje edhe nëpër xhamia thuhet se ka më pak “xhemat”, shkruan Jepi zë.

Në mesin e atyre që kanë marrë rrugën e gurbetit këto ditë është edhe torcidashi Riad Berani, i cili përveç se do t’i mungojë tribunës së Torcidës, ai la edhe punën e tij televezionin Klan Kosova.

Lajmin për ikjen e tij nga Kosova, e ka dhënë vëllai i tij, Kushtrimi, i cili e ka uruar dhe e ka porositur të mos e harrojë dashurinë për atdheun sepse ajo lind nga dashuria për familje.

Ndryshe në janar pritet të rritet numri i atyre që presin të ikin nga Kosova pasi besohet se do të ndodhë liberalizmi i vizave. / Jepi zë

Lexo edhe:  Përleshje brutale në afërsi të një kafeterie në Rahovec, një person dërgohet në gjendje të rëndë në spital