Shtëpia botuese e qet në rrenë ministrinë e arsimit: “Librat këtë vit i kemi ofru me çmim më të lirë se vitin e kaluar”

Pas deklaratës së ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, se MASHT-i ka dështuar ti siguroj tekstet shkollore dhe se prindërit duhet ti blejnë vetë ato, ka reaguar shtëpia botuese “Dukagjini Publishing House”.

Ata e kanë demantuar ministren e cila në konferencën e mbajtur gjatë të hënës, ka thënë se nuk ka arritur të bëjë marrëveshje me shtëpitë botuese për prodhimin e librave për shkak të çmimeve të larta që ata po kërkojnë.

Dukagjini Publishing House, përmes një postimi në Facebook është shprehur se kanë ofertuar me çmim më të lirë për rreth 4% krahasuar me vitin 2022.

Lexo edhe:  Thyhet shkolla ‘Asdreni’ në Pejë, persona të panjohur demolojnë dollapët e nxënësve