Çitaku publikon fotografinë kur ish-kryeministri Thaçi kishte marrë vendim që librat për nxënësit të jepeshin falas

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se mbi 300 mijë kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre, dhe se do të jenë të pasigurt nëse do të rimbursohen ato para.

Ky reagim i saj erdhi pasi Ministrja Nagavci sot njoftoi se MAShT po shqyrton mundësinë që prindërve t’ua deponojë të hollat për blerjen e librave të fëmijëve.

Tutje, nënkryetarja e PDK-së në këtëreagim ka publikuar edhe një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Postimi i plotë:

Mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla. Këtë çështje e kishte zgjidhur rreth 15 vite më parë ish-kryeministri Hashim Thaçi, duke u lehtësuar sadopak barrën e shkollimit të fëmijëve prindërve kosovarë, përmes sigurimit të librave falas.

Lexo edhe:  Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Enver Geci