Ky është hajni që dyshohet se vodhi 1 mijë euro në një market në Emshir, bie në pranga të Policisë

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Bizneset e ndryshme shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që ka bërë kërdi në disa lokale në Pejë brenda është arrestuar gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Andi Rexhepi i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në “Albi Market” në lagjen Emshir, ku ka arritur të vjedhë rreth 1 mijë euro dhe disa gjësende.

Sinjali mëson se 24-vjeçari kishte kryer vjedhjen në fillim të këtij muaji, dhe pas kërkimit nga Policia, i dyshuari ka përfunduar në pranga.

Pasi arrestimit, i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratë para hetuesve policorë për veprën me të cilat ngarkohet.

Me të përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Varroset çifti që humbi jetën tragjikisht një ditë më parë në Rahovec