Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni Policinë

Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.

I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Keqtrajtim i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve nga neni 346 par.3 të KPRK-së.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.

 

 

Lexo edhe:  Sami Lushtaku për deklaratën e Faton Klinakut: E mbështes dhe ndaj të njëjtin mendim me të