Vetaksident në magjistralen Deçan-Pejë, lëndohen dy persona

Shoferi i një veture ka humbur kontrollin dhe si pasojë është rrokullisur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Deçan-Pejë.

Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

”Në ora 14:00 Policia është njoftuar për një aksident, një veturë ka shkaktuar vetaksident, dy persona kanë pësuar edhe lëndime dhe tashmë janë dërguar për tretman mjekësorë”, ka thënë zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi./Insajderi.org

Lexo edhe:  Ky është shqiptari që e qëlloi për vdekje serbin në Gjermani