Zvicra po vuan nga mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar

Punëdhënësit zviceranë propozojnë një plan për të luftuar mungesën e stafit, përcjell albinfo.ch.

Si rezultat, Sindikata e Punëdhënësve Zviceranë (UPS) prezantoi të hënën planin e saj për të rritur numrin e punëtorëve të kualifikuar, të cilët mungojnë në shumë sektorë.

Ndër masat për të cilat UPS po kërkon janë orët më të gjata të punës si dhe mosha e mëvonshme e daljes në pension, të cilat të dyja do të ndihmonin në plotësimin e boshllëqeve në tregun e punës.

“Mungesa e personelit të kualifikuar është bërë pengesa kryesore për ekonominë zvicerane”, tha organizata në një deklaratë për shtyp.

“Sot, rreth 120,000 vende pune mbeten vakante”.

 

Lexo edhe:  Mërgimtari nga Zvicra kërcënon me jetë gruan dhe fëmijët në Kosovë – Pritet arrestimi i tij sapo të arrij në vendlindje