Në Shqipëri, 15-vjeçarja raporton se nëna e detyroi në prostitucion

Një 15-vjeçare ka raportuar në Policinë e Sarandës të mërkurën se nëna e saj e ka detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me disa persona.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia e Sarandës, ka bërë me dije se ka referuar në prokurori rastin dhe nuk ka dhënë detaje të mëtejshme për atë që mund të ketë ndodhur.

Nga ana tjetër prokuroria ka nisur hetimet për vërtetësinë e akuzave të vajzës si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”, thuhet në njoftimin e policisë./EuronewsAlbania

Lexo edhe:  Aksident i rëndë, kërkohet ndihmë për Denis Gashin