Kurti e Peci kanë “myzhde” për bujqit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, do të mbajnë sot konferencë për media. Peci e Kurti pritet të japin disa lajme të mira për bujqit në konferencën e sotme.

Do të jetë hera e parë që Programi për Subvencione do të hapet pa u bërë një javë e plotë në vitin kalendarik.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se dy qeveritarët do të japin një lajm të mirë për prodhuesit e farës së grurit.

Poashtu, Indeksonline merr vesh se do të kumtohet lajmi se pagesë për prodhuesit e grurit do të ketë edhe për kilogramë të frutit, përveç për sipërfaqe të tokës së punuar.

Lajm i mirë për bujqit do të jetë edhe njoftimi që pritet të jipet për ndihmën e tyre për naftë dhe plehërim. Nga ky vit bujqit do të marrin paratë e subvencioneve më herët se vitet e kaluara.

Lexo edhe:  Për gjashtë muaj Gjermania dëboi 130 kosovarë