Ja kur do të nisë Komuna e Prishtinës dekorimet e fundvitit

Brenda dhjetë ditëve, fillon të zbukurohet kryeqyteti, bëjnë të ditur birime të Indeksonline-t nga Komuna e Prishtinës.

Po ashtu ky burim ka njoftuar se gjatë këtyre dhjetë ditëve do të nisin punën edhe shtëpizat në sheshin “Xhorxh Bush”.

 Ndryshe, Komuna e Prishtinës në muajin tetor kishte hapur tender për zbukurimin e kryeqytetit. Këtë vit vlera e tenderit e paraparë për zbukurim me drita është 50 mijë euro.

Sipas njoftimit në Prokurimin publik, kompanitë ofertuese në këtë tender duhet të ofrojnë trupa zbukuruese në formë të ariut dhe pinguinit.

“Figurat zbukuruese dhjetë copë duhet të jenë ndriçuese dhe ngjyrat përcaktohen në bazë të urdhëresës nga menaxheri i projektit”, thuhet në dosjen e tenderit. Po ashtu do të ketë zbukurime të tjera ndriçuese ndërsa dritat do të vendosen edhe në sheshin “Xhorxh Bush”.

 

Lexo edhe:  Propaganda e Petkoviqit: Policët u arrestuan në Rashkë