Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Enver Geci

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Enver Geci.

Lajmin për vdekjen e Gecit e kanë bërë me dije familjarët e tij.

Varrimi i Gecit do të bëhet sot (e mërkurë) në orën 17:00 në fshatin Llaushë të Skenderajt, konkretisht në varrezat e lagjes Babaj.

Enver Geci ka qenë njëri prej ushtarëve të parë dhe më të shquar të UÇK-së në Drenicë.

Lexo edhe:  Situata e rënduar ekonomike, propozohet ulja kufizimit për importin e veturave në vitin 2005