Nisen edhe 282 haxhinjë nga Kosova, ka shumë edhe nga Mitrovica

Në orët e hershme të mëngjesit është nisur edhe grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova drejt vendeve të shenjta për ta kryer obligimin e haxhit.

282 haxhinjë nga Gjilani, Kaçaniku, Mitrovica dhe Vitia udhëtuan sot nga aeroporti “Adem Jashari” rreth orës 06:00.

 

Të gjitha fluturimet janë duke u zhvilluar sipas orareve të parapara, ndërkohë që edhe tri grupe pritet të udhëtojnë gjatë ditës së sotme dhe të nesërmen.

Këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1597 besimtarë.

Lexo edhe:  “Kam nis me qajt dhe s’kam mujt me u ndalë”, 9-vjeçari kujton me lot momentin kur i vdiq babai