Kosovarët rrahën mes vete në Austri

Këto ditë në Braunau të Austrisë ka ndodhur një rrahje mes dy kosovarëve, pasi të njëjtit kishin një mosmarrëveshje mes vete.

Një kosovar 51-vjeçar nga Vjena hyri me forcë në dyqanin e një 32-vjeçari nga Braunau pasditen e së premtes. Meqë pronari nuk ishte aty, ai goditi me një çekiç orenditë brenda. Punëtorët që ishin në dyqan arritën ta largonin me forcë 51-vjeçarin, shkruajnë mediat austriake, të cilat pronarit të dyqanit i referohen si bashkatdhetar i 51-vjeçarit. Punëtorët e dyqanit menjëherë e njoftuan shefin e tyre, përcjell albinfo.at.

Pronari i dyqanit e godet me veturë sulmuesin e biznesit

Me të marrë informaten, pronari ishte nisur me veturë për të shkuar në dyqanin e tij. Gjatë rrugës, në një trotuar, ai e sheh 51-vjeçarin duke ecur, papritmas e godet me veturë. Bashkë më këtë të fundit ishte edhe djali i tij 30-vjeçar. Situata është përshkallëzuar edhe më tej kur djali i 51-vjeçarit nis ta godasë drejtuesin e veturës. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia austriake, transmeton albinfo.at.

Ndërkohë, derisa policia ndodhej aty, 32-vjeçari u detyrua të mbahej disa herë nga policët, pasi ai tentonte të sulmonte kundërshtarin e tij. Të dy personat e përfshirë në këtë rast kanë pësuar lëndime gjatë përleshjes dhe janë arrestuar përkohësisht nga policët austriakë.

Siç bëhet e ditur, shkak i sulmit është bërë sjellja jorespektuese e pronarit të biznesit, i cili kishte njollosur nderin e djalit të kosovarit 51-vjeçar. Shoferi i veturës nuk e ka pranuar sulmin e tij.

Lexo edhe:  Babai i dehur rrah djalin e tij 21-vjeçar në Prishtinë, përfundon në ndalim policor