Ndërron jetë në spital Olsi, i riu që hiqej si polic, u përplas nga kamioni tek vijat e bardha

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, personazhi i njohur në Tik-Tok, Olsi. Ai u përplas nga një kamion një orë më parë. Olsi gjithmonë rrinte pranë vijave të bardha dhe mblidhte ndonjë të hollë nga shoferët e makinave. Të gjithë e njohin Olsin nga videot e tij virale në Tik-Tok. Ngushëllime familjarëve!

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Lexo edhe:  Lajm tragjik në Drenicë: Ky është 19-vjeçari që humbi jetën në aksident