Ndërron jetë në Portugali mërgimtari Ajet Bunjaku nga Vushtrria, të premtën i jepet lamtumira e fundit

Ka ndërruar jetë në moshën 49 vjeçare mërgimtari Ajet Bunjaku nga Vushtrria që jetonte në Portugali.

Lajmin për ndarjen nga jeta e kanë dhënë familjarë dhe të afërm të ndjerit ku kanë njoftuar me pikëllim për ndarjen nga jeta të Ajetit.

Postimi nga familjarët:

Njoftim mortor,
“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”
Me dhimbje të thellë, njoftojmë miqët, shokët dhe farefisin që ka ndërruar jetë në Portugali, vëllau jonë i dashur, Ajet Ilaz Bunjaku në moshen 49 vjeç.
Falja e namazit të xhenazes bëhet të Premten, datë 12.01.2024, pas faljes së namazit të Xhumas (12:30), në xhaminë e fshatit Maxhunaj, ndërsa varrimi bëhet në vendlindje-fshati Kurillovë.

Lusim Zotin që vllaun tonë ta shpërblej me Xhennet!

Lexo edhe:  Kjo është 23-vjeçarja nga Kosova që vdiq në aksident trafiku në New York