E dhimbshme: Vdes tragjikisht në Suedi i riu nga Mitrovica

Në mënyrë tragjike ka humbur jetën mërgimtari nga Mitrovica, Gazmend Osmani, në Stokholm të Suedisë.

Familja ka njoftuar se sot ka sjellur në Kosovë trupin e tij, shkruan “Jepi zë”.

Familjarët kanë njoftuar për vdekjen e Gazmendit, duke bërë të ditur se do të varroset nesër në fshatin Kopiliq të Skënderajt, në fshatin e prejardhjes.

“Te Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi! Të dashur miqë shokë dashamirë ju njoftojm se sot me date 10.01.2024 sjellim ne vendlindje me te dashurin tone. Gazmend (Hysen)Osmani. Varrimi i te ndjerit behet neser me 11.01.2024 ne ora 13:00 ne fshatin Kopiliq te Skenderajt. All-llahu e mëshiroftë me xhenetin Firdeus”, ka shkruar familja.

Lexo edhe:  Djali i Adem Demaçit tregon cili komandant i UÇK-së e mbrojti babain e tij sa ishte në burg