Momenti tragjik kur fluturon Mercedesi dhe godet për vdekje biçiklistin nga Podujeva

Podujeva është nën petkun e zi nga vdekja e papritur e të riut, Adnan Halimi. 30 vjeçari nga fshati Shtedim u godit për mbrëmë për vdekje nga një veturë derisa po voziste biçikletën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Merdare, konkretisht në fshatin Shtedim të Podujevës. Ishte 21:40 e mbrëmjes kur Halimi ishte në rrugën e tij me biçikletë dhe papritmas goditet nga një veturë që po kalonte me shpejtësi marramendëse.

Indeksonline ka siguruar momentin kur vetura e tipit Mercedes fluturon në tejkalim, para se të humbaste kontrollin për të goditur çiklistin nga Podujeva. Në aksident është përfshirë edhe një veturë tjetër.

“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biçiklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biçiklisti, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën.Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo edhe:  Gjeti trupin e 9-vjeçares në lumë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej kukull