Çmimet “astronomike” në Kosovë: Katër drunjë të shkurtuar “Viva Fresh” i shet për 4,79 euro

Katër drunj të shkurtuar kushtojnë 4.79 euro centë në Dragash.

Për këtë ka njoftuar një qytetar nga Dragashi, i cili e kishte blerë një thes me katër dru.

Në etiketën e thesit me katër drurë shkruan se kjo sasi është “0.022 m3 dru”.

Ai, pasi i ka blerë këta drunj, ka shkrepur një fotografi dhe ka bërë një koment ironik:

“Ishalla nuk ndien kamini im se në shenjë proteste ma mbush dhomën tym!”

Lexo edhe:  Nëna e Xhulit vjen në Kosovë për finalen e BBVK, ja sa përngjajnë