Një veturë dhe një kamion mikser përfshihen në një aksident në Strellc të Deçanit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në fshatin Strellc të Deçanit.

Nga fotografitë e siguruara nga gazeta online Reporteri.net shihet se në aksident janë përfshirë një kamion mikser, një veturë e tipit Audi dhe një Golf 4.

Vetura e tipit Audi shihet në pamje se ka pësuar dëmtime të mëdha.

Reporteri.net ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova por ai nuk është përgjigjur në thirrjet dhe mesazhet e redaksisë.

Lexo edhe:  Zbardhen detaje të reja si dha fund jetës Sokol Halili