Mjeku sulmon një punëtor në Spitalin e Pejës

Një doktor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës dyshohet se të hënën ka sulmuar fizikisht një punëtor të spitalit. Rasti është hapur në polici.

Lajmin e ka konfimruar Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës.

“Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhë dhe e ka njoftu policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistu viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftu prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “lëndim i lehtë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”, tha ai.

Lexo edhe:  Biri i dëshmorit nga Mitrovica, Nazim Baliu bëhet hero i ditës në Gjermani: Shpëtoi një fëmijë që ra në lumë