Milanoviq: Vuçiq më dërgoi letër me 5 faqe, por ne e mbështesim Kosovën në KiE – me shqiptarët do të jemi të afërt

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është shprehur sot e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pavarësisht se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ia dërguar një letër me pesë faqe.

Po ashtu, ai ka thënë se e mbështet edhe rezolutën për Srebrenicën që pritet të votohet në OKB.

“E mbështes anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, pavarësisht se Vuçiq ma ka çuar një letër 5 faqesh. Por kjo është kështu, është politikë e Kroacisë, nuk do të ndryshojë asgjë”, ka thënë Milanoviq.

Tutje, kreu i shtetit kroat i pyetur nga gazetarët për raportet me vendet fqinje dhe të rajonit ka folur edhe për marrëdhëniet me shqiptarët.

“Me shqiptarët gjithmonë do të jemi të afërt dhe miq, pa qëllime për t’u prishur me Serbinë”, ka thënë ai.

Lexo edhe:  Gjarpri më helmues në Europë shihet në Gërmi