Vushtrri, gruaja dhunohet seksualisht nga burri me të cilin bashkëjeton

Një grua ka raportuar se është dhunuar seksualisht nga burri me të cilin bashkëjeton.

Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton policia në raportin e saj.

Njoftimi i plotë i policisë:

DHUNË NË FAMILJE & DHUNIM/Vushtrri 18.03.2023 – 03:17. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht si dhe dhunuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin ajo ishte duke bashkëjetuar. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në ekzaminim mjekësorë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje

Lexo edhe:  Sa afër kufirit me Kosovën ishin forcat serbe?