Leon Mulaj, ky është banditi nga Peja që i ndihmuar nga shokët rrahu dhe e talli një bashkëmoshatar të tij

Pamje të dhunës brutale të një grupi personave ndaj një personi tjetër janë publikuar në media. Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet se si një grup prej disa personave e rrahin pamëshirshëm një person tjetër në Pejë.

I dyshuar për përfshirje në këtë rast është Leon Mulaj. Ndaj tij është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditësh, i cili bashkë me tre të tjerë rrahën brutalisht Egzon Çerkinajn në Pejë.

Ndërsa në media është publikuar edhe një fotografi e tij.

Përveç rrahjes, të dyshuarit edhe e kërcënojnë dhe poshtërojnë viktimën me fjalë të ndryshme.

“10 sekonda i ki afat me ik, nëse nuk ik për 10 sekonda, kam me ta shprazë karikatorin në kry” – dëgjohet në videon e publikuar.

“Kom me ta shpraz karikatorin n’kry…”/ Rrahja brutale e të riut në Pejë – VIDEO

Prokuroria e Pejës pas identifikimit të personave ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj njërit prej të dyshuarve, që është i moshës madhore.

Masa është aprovuar nga gjykata dhe i dyshuari është dërguar në paraburgim.

“Kom me ta shpraz karikatorin n’kry…”/ Rrahja brutale e të riut në Pejë – VIDEO

Lexo edhe:  “Trutë n’tokë t’i qes..”, 32-vjeçarja kërcënohet nga kunati, ia ndalon të qëndrojë në shtëpinë e burrit