Ministri Arben Vitia pi duhan në lokal brenda hapësirave të mbyllura

Është njeriu i parë i institucionit që duhet të kujdeset që gjëra të tilla të mos ndodhin.

Por, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është parë duke pirë duhan brenda hapësirës së mbyllur të një lokali.

Videon ku shihet ministri Vitia duke pirë duhan e ka publikuar emisioni Kiks në Klan Kosova.

Pika 1.9 e Ligjit për kontrollin e duhanit, thotë:

“1.9. Hapësirë e mbyllur – çdo hapësirë e mbuluar me kulm ose tavan, që është i lëvizshëm apo i palëvizshëm, dhe të rrethuar me dy apo më shumë anë, pa marrë parasysh llojin e materialit të përdorur dhe pa marrë parasysh nëse struktura është e përhershme apo e përkohshme”.

Pastaj janë edhe “Masat parandaluese“.

1. Qeveria e Kosovës formon Këshillin ndërministror për kontroll të duhanit me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.
2. Këshilli do të ketë pesëmbëdhjetë (15) anëtarë ku do të përfshihen: përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë; Arsimit, Shkencës e Teknologjisë; Financave; Punës dhe Mirëqenies Sociale; Drejtësisë; Punëve të Brendshme; Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Infrastrukturës; Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Kulturës, Rinisë e Sporteve; profesionistë shëndetësor, përfaqësues të mjeteve të informimit dhe shoqëria civile.
3. Kryesues i Këshillit ndërministror për kontrollin e duhanit është Ministri i Shëndetësisë

Ligji për Kontrollin e Duhanit, ka hyrë në fuqi tash e 10 vjet. Qëllimi i këtij ligji thuhet të jetë: “mbrojtja e shëndetit publik, të gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme nga pasojat shkatërruese shëndetësore, sociale, ekonomike dhe mjedisore të konsumimit të duhanit dhe ekspozimit ndaj tymit të duhanit, me këtë ligj përcaktohen masat për ndalimin, kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit, përbërësve të duhanit, parandalimin e pasojave të dëmshme nga përdorimi i produkteve të duhanit dhe mbikëqyrjen për zbatimin e ligjit”.

Lexo edhe:  Publikohet video nga kamera e veturës: Momenti kur shembet e gjithë lagjja në Turqi për pak sekonda

Neni 11, e rregullon mbrojtjen nga ekspozimi ndaj tymit të duanit.

Aty përcaktohet saktësisht se si dhe ku ndalohet pirja e duhanit.

“Ndalohet pirja e duhanit në: 1.1. hapësirë publike; 1.2. hapësirë të punës; 1.3. mjetet e transportit publik; 1.4. hapësirat e hapura të përcaktuara në paragrafin 3. të këtij neni.”- thuhet fillimisht në këtë nen