Çmimi final në Big Brother VIP Albania bie në 52 mijë euro

Ditën e djeshme (e hënë) banorët janë përballur me një tjetër provë në Big Brother VIP Albania.

“Prova e mosreagimit” është detyra tjetër që iu dha nga ‘Vëllai i Madh’ ku konkurrentët nuk duhet të reagojnë kur brenda shtëpisë të hyjnë njerëz, kafshë apo edhe t’u lëshohet ndonjë gjë në ekran.

Me këtë rast, atyre i është treguar se tashmë çmimi i madh prej 100 mijë eurosh ka rënë në 52 mijë euro.

Kjo për shkak të sharjeve, kërcënimeve dhe ofendimeve që kanë bërë ndaj njëri-tjetrit.

Lexo edhe:  Kiara i jep zemër, Luizi hidhet në pishinë për të gjatës festës së ditëlindjes në BBVA