Lajçak: Më vjen mirë që edhe Kosova ka pranuar propozimin evropian në parim

Miroslav Lajçak, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se “i vjen mirë që edhe Kosova tani ka pranuar në parim propozimin evropian”.

“Kam udhëtuar në Prishtinë për ta takuar kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe në Beograd për ta bërë të njëjtën me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Petar Petkoviqin. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e ka pranuar në parim propozimin evropian. Do të vazhdojmë diskutimet në takime të nivelit të lartë”, ka shkruar Lajçaku në Twitter të martën në mëngjes.

Pas takimit të hënën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se e pranon propozimin si “bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme, si një platformë solide për të ecur përpara”. Kurti në vazhdimësi e ka cilësuar si të tillë propozimin evropian.

Në Prishtinë, Lajçaku ka përsëritur thirrjen e ndërkombëtarëve për themelim të Asociacionit.

Lexo edhe:  Armend Xhoxhaj mposhtet nga boksieri turk