Merr flakë banesa në Gjilan, vdes një 50-vjeçar

Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë si shkak i djegies së një banese në Gjilan.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit, përcjell lajmi.net.

Sipas raportit, bëhet i ditur fakti se për çështje sigurie janë evakuar banorët e banesave përreth.

“Nga qendra emergjente 112 është pranuar një informatë se nga një banesë afër tregut të gjelbërt kati i katërt është duke dal tym. Janë angazhuar njësitet patrulluese. Njësitet e zjarrfiksëve me urgjencë kanë dalë në vend të ngjarjes. Janë evakuar të gjithë banorët e banesave përreth për çështje sigurie.

Hetuesit rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit. Nga hetimet e para njoftohet se në banesë është gjetur një person pa shenja jete i gjinisë mashkullore rreth 50 vjeç . Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dergohet në IML. Hetuesit rajonalë janë duke i hetuar rrethanat e këti rasti të rëndë që na ka tronditë të gjithëve”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Lexo edhe:  "Ma e mirë nana se e bija": Njihuni me nënën simpatike të Gresa Hotit