Miell do të ketë mjaftueshëm në Kosovë

Kosova nuk do të ketë problem me miell. Kështu të pakten pohojnë nga Alenaca Kosovare e Biznesit që sot vizituan fabrikën e miellit “Hasi”shpk, në Gjakovë.

Nga AKB thonë se janë njoftuar nga afër për punën që është bërë deri në këtë periudhë, përkushtimin dhe angazhimin e tyrë për ti dal në ndihmë bujqëve dhe qytetarët për furnizim më miell.

“Biseduam për rendimentet gjatë këtij vitit që fatkeqësishtë janë të dobeta ne krahasim me vitet e kaluara , për sfidat dhe mungesën e grandeve dhe subvencione për mullinjet nga institucionët shtetëror.
Kryetari i AKB, z. Shahini, në emër të delegacionit ka falënderuar pronarët dhe punëtorët për punën e palodhshme që janë duke bërë në shërbim të bujqëve dhe qytetarëve, këto ditë”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Sipas tyre shteti duhet të përkushtohet në mbështetje të bujqësisë në vend.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Miell do të ketë mjaftueshëm në Kosovë

Vizituam fabrikën e miellit “Hasi”shpk, në Gjakovës.

U njoftuam nga afër për punën që është bërë deri në këtë periudhë, përkushtimin dhe angazhimin e tyrë për ti dal në ndihmë bujqëve dhe qytetarët për furnizim më miell.

Biseduam për rendimentet gjatë këtij vitit që fatkeqësishtë janë të dobeta ne krahasim me vitet e kaluara , për sfidat dhe mungesën e grandeve dhe subvencione për mullinjet nga institucionët shtetëror.

Kryetari i AKB, z. Shahini, në emër të delegacionit ka falënderuar pronarët dhe punëtorët për punën e palodhshme që janë duke bërë në shërbim të bujqëve dhe qytetarëve, këto ditë.

Sa i përketë bujqit të cilët po e punojnë tokën mund të themi se; Ata janë heronj të vërtetë, sepse falë përkushtimit të tyre më punë dhe ndjerës po mundohën që të sigurojnë miell për të përmbushur nevojat e qytetarëve tanë.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Andaj,sot shteti dhe cdo institucion duhet të përkushtohet që këtë sektor të mbeshtesim sepse është i rendesisë së veqant!

AKB, cdoherë është promotor kryesorë i mbeshtetjes dhe promovimit për biznesët e sidomos zeri i fuqishëm për prodhuesit vendor.

Përfaqësuesi-kryetari i AKB për Gjakovë, Argjend Fetahu, tha së puna, korretësia dhe cilësia e kësaj fabrike është qelësi i suksesit të kësaj fabrike.

Drejtori i Fabrikës së miellit “Hasi “shpk, Qendrim Dervishaj falemnderoj delegacionin e AKB për vizitën në fabrikë, ardhja juaj këtu dhe bashkëbisedimi nga afër për sfidat, problemet dhe planet për të ardhmen, është dëshmia më e mirë se Aleanca Kosovare e Bizneseve, është zeri i fuqishëm apo i vetmi që po i qëndron afër bizneseve e sidomos prodhuesve vendos.