​Tragjike: Raportohet se një 14-vjeçar është therur për vdekje në Maqedoni të Veriut

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maqedoni të Veriut, ku është therur për vdekje një i mitur.

Siç raporton AlsatM, bëhet fjalë për një 14 vjeçar, i cili është gjetur mbrëmë rreth orës 19:30 pa shenja jete me plagë të shumta therëse dhe gjakderdhje të jashtme në qendër të Prilepit. në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” përballë Shtëpisë së Kulturës “Marko Cepenkov”.

Ai u dërgua në spitalin e qytetit, ku të gjitha përpjekjet e mjekëve rezultuan të pasuksesshme.

Policia dhe prokurori themelor publik kanë nisur hetimet, ndërsa trupi është dërguar për obduksion.

Lexo edhe:  Nënkryetarja e SBASHK-ut: Pritëm deri në ora 4 për paga, do ta padisim ministrin Murati