Meriu Shehu lë Big Brother me një peng: Nuk më martuat

Astrologia Meri Shehu është parë optimiste pas largimit nga Big Brother VIP3, duke u shprehur se e kishte pritur këtë fazë me qetësi dhe se ishte momenti të largohej nga shtëpia tani që u nxehën paksa gjakrat.

Meri tha se megjithëse nuk mundi të fitonte 100 mijë euroshin, kjo eksperiencë i shërbeu të njihej më mirë me publikun.

“Nuk u mërzita që dola, ishte momenti që të largohesha sepse u nxehën paksa gjakrat. Në fillim u akuzova si njeri i dhunshëm, por në vijimësi tregova që nuk jam aspak e dhunëshme. Kjo më mjaftoi që të them se ‘unë jam vetë paqja, mbrapa më vjen historia”, tha Meri.

Lexo edhe:  Behgjet Pacolli e Halil Kastrati shtrojnë iftarin më të madh në Kosovë, ishin 1200 persona