Nëse i shihni këta dy persona, lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Rajonit të Prizrenit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e dy personave, të cilët po kërkohen për veprën penale “grabitje”.

Sipas Policisë, ata dyshohen se me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë nga një grua.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e Policisë.

Lexo edhe:  Ky është i riu nga Peja që pengoi dhe sulmoi zyrtarët policorë, dërgohet në mbajtje