Motra rrah vëllezërit e saj të mitur dhe largohet nga shtëpia

Policia e Kosovës ka njoftuar se nëna në Pejë ka raportuar në polici se vajza e saj i ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur.

Sipas njoftimit, e njëjta më pas është larguar nga shtëpia.

Bëhet e ditur se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa e dyshuara është në kërkim të policisë.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se e dyshuara femër kosovare-vajza e saj, i ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur dhe është larguar nga shtëpia. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  E rëndë në Prishtinë: Djali ushtron dhunë ndaj nënës së moshuar me i marrë para për alkool e drogë – u ndalua për 48 orë