Meritoni del nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, përfundon në spital?

Raportohet se në spektaklin e natës së kaluar banori i Big Brother Vip Meriton Mjekiqi është ndierë keq.

Në një moment gjatë diskutimeve për ngjarjet e ndodhura në shtëpi, moderatori Ledion Liço i thotë të largohet në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë mjekësore.

Por sipas mediave në Shqipëri thuhet se Meritoni ka dalë nga shtëpia e Big Brother mbrëmjen e djeshme dhe është transportuar në spitalin e Traumës.

Siç mëson Report Tv aty ka qëndruar për rreth dy orë ku u është nështruar të gjithë ekzaminimeve. Mirëpo ky detaj nuk është zbuluar nga produksioni i Big Brother.

Lexo edhe:  Ilnisa e ulur në prehrin e Meritonit: T’kisha hangër dhe një herë