“Me qenë baba jem nuk kishe guxu me i heq”, përplasje mes dy hoxhallarëve për varret në oborrin e xhamisë në Mitrovicë

Një përplasje mes dy hoxhollarëve ka ndodhur në një emision televiziv teksa po flisnin mbi mundësinë e zhvendosjes së varrezave të vjetra nga oborri në xhamisë “Haxhi Veseli” në Mitrovicë, përcjell Periskopi.

Hoxhë Osman Musliu e Rexhep Lushta kanë filluar të “kunjohen” me njëri tjetrin, në momentin kur Musliu tha se është vendim i gabuar nëse komuna i ka dhënë leje për zhvendosjen e varrezave.

“Për mua është një vendim i cuditshëm i Bashkësisë Islame dhe është plotësisht gabim edhe nëse Komuna u ka dhanë leje me i heq ato varre. Cila është arsyeja që po pengojnë ato varre? Po, ju një pjesë e madhe e hoxhollarëve e keni mentalitet nashta keni qejf edhe mi heq vorret gjithkah. Jeni shkollu nëpër shkolla të cilat janë në Arabi Saudite, e vec edhe varri i Pejgamberit është mbetë”, thotë hoxhë Musliu në KTV.

“Je t’u folë muhalife”, -e ndërpren hoxhë Rexhep Lushta

‘Me qenë baba jem nuk kishe guxu me i heq”, ia kthen Musliu.

“Jo, more edhe baba jem me qenë i kishum heq”, vazhdon hoxhë Lushta.

“Jo, temin jo. Tandin ani, a temin jo valla. A e din ti që varrin mundesh me lanë edhe brenda në xhami… një koridor të vogël e gjen e lë aty me një qosh”, përfundon hoxhë Osman Musliu.

Në fund Lushta thotë se është “duke folur me inat”, për arsye që nuk i tregon ai, teksa në anën tjetër e kundërshtoi Musliu.

Lexo edhe:  Qeveria i cakton temperaturat e dhomës: Ta kursejmë rrymën, nga ora 8:00 -16:00 të jetë 19 gradë