Aksidentohet vetura e Policisë me një traktor

Një automjet i Policisë është përfshirë sot në një aksident trafiku, në orët e mbrëmjes, te Parku i Gërmisë.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se vetura zyrtare e PK-së është përplasur me një traktor dhe për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes, sipas sinjalizuesit kana dalë edhe njësitet policore dhe sipas informacioneve të para personi që ka shkaktuar aksidentin është shoferi i traktorit, një 23-vjeçar.

Kujtojmë se pothuajse çdo ditë raportohen numër i madh i aksidenteve në komunikacion, që në shumicën e rasteve shkaktohen për shkak të mosrespektimit të rregullave.

Lexo edhe:  Rrahje në Fushë Kosovë: Tre persona përfundojnë në spital, njëri ndalet në mbajtje