Olta nuk mund të ndal lotët, Efi shkrihet së qeshuri pas eliminimit të Amosit nga BBVA

Olta Gixhari nuk ka mundur t’i ndal lotët pas eliminimit të Amos nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Ajo e ka përjetuar shumë keq eliminimin e Amos nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Amos u eliminua gjatë javës kur të gjithë banorët ishin në nominim, përveç Kristit, i cili kishte hapur “Kutinë e Pandorës” gjatë Prime-t të kaluar në BBVA.

Kujtojmë se Amos ishte shumë i afërt me Oltën por edhe me Dea Mishelin, me të cilët ishte kundër grupit të njohur si “grupi i Luizit”.

Lexo edhe:  Fero shkon në Mekë, mbyllet në xhami në 10 ditët e fundit të Ramazanit