Mërgimtarit nga Anglia ia vjedhin veturën në Prishtinë, Policia nis hetimet

Përpos shtëpive private, banesave, bizneseve e institucioneve të ndryshme të cilat janë cak i vazhdueshëm i hajnave, ata syrin e kanë edhe te veturat e qytetarëve. Edhe në raste kur nuk e marrin veturat në tërësi, i thyejnë ato me shpresë që do gjejnë dhe do marrin ndonjë gjë me vlerë.

Kështu e pësoi edhe një mërgimtar nga Anglia, vetura e të cilit ishte cak i hajnave mbrëmjen e 1 janarit.

Sinjali mëson se hajnat dyshohet se kanë hyrë në shtëpinë e vëllait të viktimës dhe kanë marrë çelësin e veturës së mërgimtarit i cili ndodhet në Angli.

Vëllai i viktimës ka njoftuar Policinë lidhur me rastin dhe të njëjtit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen të dyshuarit.

Lexo edhe:  Moderatori i njohur ishte në veturë me njeriun e Enver Sekiraqës