Mërgimtari: Nuk votoj në Kosovë, s’muj me vendos unë për juve – bo vaki s’ju konvenon

Një mërgimtar që erdhi dje për të vizituar deputetët në Kuvendin e Kosovës, duket se ka një mendrim ndryshe nga diaspora.

Ai para kamerës së lajmi.net tha se nuk voton në Kosovë.

Kur u pyet nga gazetari se pse e bën një gjë të tillë, ai tha se nuk mund të votojë për dikë në Kosovë kur ai jeton jashtë.

Sipas tij, mund të ndodhë që ai ia jep votën dikujt që atyre që jetojnë në Kosovë nuk u konvenon.

“Nuk votoj në Kosovë, s’muj me vendos unë për juve për dikon që juve bo vaki s’ju konvenon”, tha ai./Lajmi.net

Lexo edhe:  Serbët në Veri protestojnë kundër Vuçiqit dhe Listës Serbe