Të rinjtë në Kosovë që duan punë të aplikojnë menjëherë, Qeveria ka hapur një patformë

Qeveria e Kosovës ka hapur një platformë për të rinjtë që duan punë.

Në postimin e ministrit Hekuran Murati, bëhet e ditur se të rejat dhe të rinjtë e moshës 18-25 mund të aplikojnë përmes kësaj platforme.

Postimi i plotë:

Punë dhe drejtësi!

Lansohet platforma superpuna, që mbështetë sektorin privat në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë e moshës 18-25 vjeç.

Subvencioni i Qeverisë do të jetë në nivelin 264 euro/muaj, për 6 muaj me radhë, ndërsa punëdhënësi mund të shtojë edhe mbi këtë shumë.

Ftojmë të gjithë punëdhënësit që të përfitojnë nga kjo mundësi, duke shpallur pozitat e lira përmes platformës superpuna. I tërë procesi është objektiv, dhe i automatizuar.

Shënim: sigurohuni që email adresa e biznesit në ARBK është e përditësuar, sepse në atë email adresë do të pranoni emailin konfirmues për të aktivizuar llogarinë.

Qeveria për sektorin privat, Qeveria për të rinjtë!

https://superpuna.rks-gov.net

Lexo edhe:  Ramush Haradinaj me Halil Kastratin shkojnë për iftar të Shtëpia e të Moshuarve