Mënyra se si u prodhuan 2 eurot false nga polici

“Hetimi do të synojë të zbardhë shkallën e plotë të falsifikimit të monedhave”, tha Eurojust.

Radio Evropa e Lirë raporton se sipas hetimeve i arrestuari ishte pjesë e një rrjeti të falsifikatorëve, por jo “truri” i operacionit”.

Arrestimi i tij u bë pas muajsh të planifikimeve nga autoritetet maqedonase dhe kosovare, me mbështetjen e Eurojust dhe Agjencisë Evropiane të Policisë (EUROPOL).

Screenshot

Kolegët e policit të arrestuar nga Departamenti për luftën kundër krimeve të rënda dhe krimit të organizuar po ashtu morën pjesë në hetimin që u krye kundër tij, sipas Zyrës së Prokurorisë Themelore Publike.

Në këtë hetim disamujor morën pjesë zyrtarë të inteligjencës, hetues dhe prokurorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Paratë e falsifikuara u prodhuan me dy makineri në një bodrum në Shkup.

Lexo edhe:  Përcjellja e fundit e Ismail Kadaresë, sot mbahet ceremonia shtetërore e lamtumirës