Dy djemtë rrahin nënën, arrestohen nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka raportuar se një grua ka lajmëruar policinë, pasi dy djemtë e saj e kanë sulmuar fizikisht.

Në raport thuhet se të dyshuarit kanë shkaktuar shqetësime psikologjike tek e dëmtuara.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve të fundit të dhjetorit