Vrasja e pamëshirshme në Fushë Krujë, kush e ndezi zjarrin brenda makinës, publikohet fotoja për herë të parë

Vazhdon të mbetet në epiqendër të vëmendjes vrasja makabre e disa ditëve më parë ku në një atentat mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Por përse shpërtheu në flakë mjeti ku po qarkullonin tre të rinjtë në Fushë Krujë? Kjo është një prej enigmave që po mundon Policinë e Shtetit dhe grupin hetimor.

Një foto e re që qarkullon nga vendi i ngjarjes, lë të kuptohet shumë se çfarë ka ndodhur, e mund të ndihmojë edhe Policinë.

Fotoja e mëposhtme është shkëputur vetëm pak çaste pasi atentatorët qëlluan breshërin e plumbave të kallashnikovit në drejtim të Brilant Martinajt, Besmir Hoxhes dhe Diklen Vatës, të mbetur të vdekur në vend. Ose të paktën kështu mendohet! Në këtë foto të shkrepur me pamje ballore të makinës dallohen qartë shenjat e plumbave që kanë kapur automjetin tip Volksëagen Passat, ndërsa tashmë makina është në flakë.

Por flakët vijnë nga pjesa e brendshme e makinës dhe jo nga vendi ku ndodhet motori, detaj që ka shtuar dyshimet e hetuesve për një zjarrvënie të qëllimshme nga ana e autorëve. Fillimisht u mendua se për shkak të numrit të madh të plumbave të shtënë mbi makinë, sebratori ka shpërthyer, duke djegur brenda Martinajn dhe Hoxhën. Por zjarri vjen nga brenda.

Policia ende nuk e ka përcaktuar nëse zjarri i vendosur në makinë ka ardhur si pasojë e plumbave apo nëse autorët kanë përdorur lëndë djegëse apo plasëse, megjithatë duket se vrasësit janë siguruar që të jenë aq pamëshirshëm sa munden, duke i djegur, ndoshta dhe të gjallë, shënjestrat. Për më tepër që është e sigurtë që kanë pasur karburant me vete, pasi kanë djegur dy mjete të tjera, me të cilët kanë qarkulluar për t’u zhdukur pa lënë gjurmë pas vrasjes.

Lexo edhe:  Fillojnë plaçkitjet pas tërmetit në Turqi, policia arreston 48 persona

Ç’ka ndodhur në Fushë Krujë?

Tre ditë më parë, tre persona u vranë në një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës. 4 dyshohet se ishin atentatorët të cilët kanë qenë të maskuar, njëri prej tyre drejtues i mjetit i cili më pas u gjet i djegur tërësisht në fshatin Larushkë. Viktimat janë: Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha. Vata doli jashtë mjetit po u ekzekutua me breshëri plumbash, dy të tjerët u dogjën brenda mjetit. Tek makina e autorëve, identike me atë të viktimave, janë gjetur 1 armë automatike MP5 dhe 2 kallashnikovë.

Tre të rinjtë e dinin që po ndiqeshin. Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha e kishin pikasur mjetin identik me të tyrin që nuk u ndahej për asnjë moment gjatë rrugës nga Rinasi drejt Tiranës. Këto detaje i kanë bërë me dije familjarët e Diklen Vatës, në dëshminë që ata kanë dhënë në Polici. Ata kanë bërë me dije se tre të rinjtë kishin pikasur se po ndiqeshin nga persona të panjohur. Vata, referuar dëshmisë, kishte marrë në telefon nënën dhe motrën duke i thënë: Po na ndjekin!/noa.al/