“Mentalitet primitiv”: Avokati Koci pasi familja e 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë i dha 1 muaj besë familjes së dorasit

Avokati Arianit Koci ka reaguar pasi familja e 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë i dha një muaj ditë besë familjes së dorasit.

Koci e cilësoi këtë mentalitet primitiv, i cili sipas tij, reflekton në të gjitha poret e jetës dhe se është arsyeja kryesore pse njerëzit po ikin nga Kosova.

“Lexova në media se axha i 18 vjeçarit që u vra në Podujevë, i paska dhënë një muaj besë familjes së dorasit”.

“Vërtetë? A jemi në mesjetë? Ku po jetojmë? Nuk mundet një njeri me mendësi të shekullit 21, me jetu në këtë ambient. Për çka e kemi policinë? Po sistemin e drejtësisë?”, shkroi Koci.

Një javë më parë një 18-vjeçar ka vdekur pasi i njëjti nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një rrahje që kishte ndodhur rreth dy javë më parë.

Lexo edhe:  Ngjarje e rëndë në Istog, një person bie në greminë, policia nis kërkimin