Arrestohet burri i 39-vjeçarës nga Drenasi që ishte shpallur e zhdukur – policia zbulon detaje

Policia e Kosovës dje pasdite shpalli në kërkim një grua nga Vasileva e Drenasit, pasi ajo ishte raportuar e zhdukur që nga 24 tetori.

Por pa vonuar shumë, viktima ishte paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe kishte njoftuar mbi motivin e largimit nga shtëpia.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Gllogoc 24.10.2023-19:30. Me datën e lartcekur, viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe me datën 02.11.2023 pas publikimit të fotografisë së viktimës në faqen zyrtare të Policisë, viktima ishte paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj.

Sipas deklaratës së viktimës e njëjta ishte larguar nga shtëpia pasi që pas një fjalosje me bashkëshortin e saj i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpie.

Me kërkesën e viktimës , ajo është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Arrestohet një punëtor teknik në Vrellë të Istogut, dyshohet se keqpërdori nxënëset seksualisht