Burrat kosovarë u “çartën”, Policia zbulon disa raste kur i bënë gratë për spital

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar katër raste të dhunës në familje në 24 orë.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Gjilan e Skenderaj. Në katër rastet viktima të sulmit kanë qenë gratë

Viktimat femra kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Në tri rastet e ndodhura të dyshuarit janë arrestuar.

Derisa në Skenderaj rasti i të dyshuarit vazhdon me procedurë të rregulltë.

DHUNË NË FAMILJE

· Fushë Kosovë 06.11.2022 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje dyshohet se kishte sulmuar viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Fushë Kosovë 05.11.2022 – 22:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i njëjti lirohet në procedurë të rregullt.

Gjilan 06.11.2022 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Skenderaj (DN: 827-327) 05.11.2022 – 15:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lexo edhe:  Gruaja denoncon ish-burrin për kanosje, 27-vjeçari shpallet në kërkim policor