Megjithatë në këtë shkollë fillon mësimi nesër, ky është njoftimi i fundit

Gjimnazi i Kamenicës “Ismail Qemali” ka njoftuar se nga dita e nesërme, 12 shtator, do të fillojë procesin mësimor.

Sipas njoftimit zyrtar të Gjimnazit, mësimi do të fillojë në ora 08:00.

Kështu, “Ismail Qemali” bëhet institucioni i parë shkollor që fillon tërësisht vitin e ri shkollor, teksa në pjesën tjetër të vendit po vazhdojnë grevat në sektorin e arsimit.

Ky është njoftimi zyrtar i Gjimnazit:

Të dashur nxënës!

Të nderuar prindër dhe mësimdhënës!

Ju njoftojmë se procesi mësimor në vitin shkollor 2022/23 në Gjimnazin “Ismail Qemali” do të filloj nesër më datë 12.09.2022 edhe atë nga ora 08:00.

Prindër të dashur faleminderit për besimin që na keni dhënë për arsimimin e fëmijëve tuaj, të nderuar mësimdhënës ju falënderojmë pa fund për përkushtimin dhe punën tuaj të pa lodhur në edukimin e brezave të rinj!

Nxënës të dashur duke ju uruar shëndet dhe sukses në rrugën e dijës ju premtojmë se do të jemi përherë pranë jush!

Suksese!

Lexo edhe:  Suharekë: Persona të panjohur kërkojnë qyp me lira në oborr të huaj