Lulzim Hetemi thotë se në zyrë ka gjetur se shqiptarët kanë bashkëpunuar me Listën Serbe

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka treguar se çka ka gjetur në zyrë kur e ka marrë detyrën.

“Kur kemi ardhur këtu i kemi gjetur krejt Republika e Serbisë, nuk ka pas këtu sen dokumente të Kosovës.”

Ai ka treguar se ça e ka befasuar më së shumti.

“Më së shumti që na ka befasuar ka qenë investimet kapitale që i kanë bërë prej fondit të Kosovës, i kanë dyfishuar, për të njëjtin projekt kanë marrë fonde edhe prej Republikës së Kosovës dhe prej Serbisë dhe punësimet që nuk dihet kush janë e çka janë, shumë interesant edhe nga ana e shqiptarëve. 15-16 vjet të punësum, kur jom ardhë i kom gjet dosjet të punësum në fshatra shqiptarë, atje s’kanë ekzistuar kurrë ata njerëz. Befasia më e madhe është që shqiptarët kanë bashkëpunu me Listën Serbe”, tha ai.

Ai tha se këto i ka denoncuar.

Lexo edhe:  Lajm i mirë: Halil Kastrati e bën me shtëpi të re punëtorin e vyer të Unitet-it, Amnor Shabanin