“Kur e takova për herë të parë, isha e fejuar me dikë tjetër”, Linda rrëfen njohjen me bashkëshortin

Linda Halimi është një nga banoret e cila u komentua shumë brenda dhe jashtë shtëpisë.

Kjo “famë” e saj erdhi si shkak i deklaratave të saj për dy nga djemtë e shtëpisë, Bleron dhe Azemin, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja së fundi ka treguar për historinë e dashurisë me bashkëshortin e saj, gjatë bisedës me banoren e re, Kaderen.

“Kur e takova për herë të parë bashkëshortin, isha e fejuar me dikë tjetër.” ka thënë Linda.

Ajo gjatë bisedës ka thënë se ata janë takuar për herë të parë në një koncert të saj në Ferizaj, Big D ishte me të dashurën ndërsa ajo me të fejuarin.

Ndër të tjerash Linda ka treguar se sapo e ka parë ka filluar të ndjej diçka dhe si duket kjo është arsyeja e ndarjes së saj me ish të fejuarin.

Linda dhe Big D tashmë kanë një vajzë së bashku..

Lexo edhe:  I thonë se duket si Cllevio Serbiano, Ardi dhe banorët tjerë këndojnë hitin “Paridi”