Flamuri gjigant që do të shfaqet sonte në “Air Albania”

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kombëtarja shqiptare ka siguruar një vend në Evropianin e vitit të ardhshëm, teksa sonte synon që të sigurojë kualifikimin si e para e grupit. Një barazim është i mjaftueshëm për këtë, përveç fitores, shkruan Gazeta Express.

Sonte në stadiumin “Air Albania”, por edhe jashtë tij, sigurisht që do të ketë atmosferë festive.

“Tifozat Kuq e Zi” kanë premtuar spektakël në këtë aspekt, por nga ta nuk do të mungojnë as koreografitë dhe mesazhet e ndryshme.

Është bërë e ditur se një flamur gjigant kombëtar do të shfaqet sonte.

 

Lexo edhe:  Futbollisti gjerman konvertohet në Islam, falënderon gruan dhe familjen e saj