Nxënësi i shkollës ‘Gjin Gazulli’ kapet me thikë në klasë, intervenon Policia

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe në institucionet arsimore

Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është zbuluar në shkollën e mesme ‘Gjin Gazulli’ në Prishtinë, ku gjatë kontrollit te një nxënës është gjetur një mjet i mprehtë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se njësitë policore kanë intervenuar në rast, duke shoqëruar nxënësin në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Lexo edhe:  Tentim vrasje: Një person sulmohet me breshëri plumbash të kallashit